Në një konferencë të përbashkët, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi para fillimit të Samitit të Berlinit kanë thënë se ata do t’i mbrojnë qëndrimet e tyre të cilat tashmë dihen.
Kur është pyet presidenti Thaçi se është arrit një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë,ai është përgjigjur shkurt duke thënë se “Me ne nuk ka fol askush hala”, shkruan Gazeta Insajderi.
Ndërsa kryeministri Haradinaj ka vazhduar fjalimin duke thënë se nuk ka asnjë draft dokument se për çfarë dot ë diskutohet me Serbinë në këtë takim
“Nuk ka ndonjë draft apo dokument, as nuk jemi dakordu as nuk kemi fol, por ajo çka është më rëndësi është pra çka kemi thënë çdo herë, Kosova I ka qëndrimet e veta besoj edhe sot do të jemi në nivel të përgjegjësive tona”, ka thënë Haradinaj.
Në anën tjetër presidenti Thaçi ka thënë se nuk ka dialog dhe negociata me Serbinë pa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), përcjell Insajderi.
“Unë e theksoj se nuk ka dialog dhe negociata pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova është shtet i pavarur Sovran, Preshevë, Bujanoc krejt jemi Kosovë”, ka thënë Thaçi.
Derisa asnjëri nga liderët nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a janë dakorduar në mendime të dy liderët Thaçi dhe Haradinaj.