Kanë zgjedhur një vend jo të zakonshëm për të bërë grill. Pesë persona në varrezat e një qyteti janë parë së fundmi duke pjekur mish.
E për tu ndjerë sa më komod në ambientin jo të zakonshëm, këta persona kanë marrë me vete edhe batanije, pije e ushqim.
Nuk dihet ende vendi se ku janë këto varreza. Por në rrjetet sociale tashmë janë shpërndarë fotografi të këtij ‘ahengu familjar’.