Në një analizë të gjatë i ka kushtuar marrëdhënies Merkel -Makron në vigjilje të samitit për Ballkanin në Berlin, e përditshmja Franceze Le Monde vë re se dy liderët e aksit franko-gjerman kanë mendime të ndryshme lidhur me idenë e presidentëve Thaçi dhe Vuçiq për zgjidhjen e marrëveshjes me këmbim territoresh
.“Prespektiva e një zgjidhjeje të konfliktit me ndryshim kufijsh nuk hidhet poshtë apriori nga Parisi, ndërkohë që ajo shihet me një rezervë të madhe në Berlin, ku i frikësohen një precedenti të rrezikshëm” shkruan e përditshmja franceze e referencës.
Artikulli thekson gjithashtu se megjithëse do të ruajnë unitetin në sipërfaqe Macron dhe Merkel nuk janë në unison në të gjitha pikat e rendit të ditës dhe sidomos për çështjen sensibël të një shkëmbimi eventual të territoreve.