Fjalë Kyçe

Kryeministri Haradinaj takohet me Merkel dhe Macron

Kryeministri Haradinaj takohet me Merkel dhe Macron

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka publikuar disa fotografi në Facebook me anë të cilave tregon se ka filluar takimi i nivelit të lartë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Samiti që po mbahet në Berlin është organizuar nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Macron.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Pritje nga Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron, në fillimet e takimit të nivelit të lartë për vendet e Ballkanit Perendimor. Ky takim është një mundësi e mirë që liderët e rajonit të flasim hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euro – atlantike.