Fjalë Kyçe

Lëvizja Vetëvendosje me protestë “Kundër pazareve Thaçi-Vuçiq” në Berlin

Lëvizja Vetëvendosje me protestë “Kundër pazareve Thaçi-Vuçiq” në Berlin

Nën moton “Kundër pazareve Thaçi-Vuçiq”, Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Gjermani është duke protestuar në Berlin.

Para medieve, këta aktivistë po e quajnë kriminel, presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, teksa thonë se nuk do të pranojnë këto negociata që po bëhen nga presidenti i Kosovës e Serbisë.

“Ne si VV jemi kundër, jemi në rritje, si mërgatë qëndrojmë fuqishëm pas VV dhe do ta mbështesim çdo protestë që është kundër ndonjë vendimi që bëhet kundër kombit”, u tha në protestë, raporton T7 LIVE nga Berlini.

Kjo protestë në Gjermani u paralajmërua ditë më parë përmes rrjeteve sociale.