Ledri Vula pushimet në SHBA është duke i kaluar me bukuroshen shqiptare.
Ledri Vula ka ikur në SHBA për disa ditë, dhe gjatë kësaj vizite ai është duke u shoqëruar nga modelja shqiptare Lorena Haliti, shkruan lajmi.net.
Bukuroshja ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një fotografi ku shihet bashkë me reperin duke lozur biliardo dhe ia ka bashkëngjitur këtë shkrim “Një lojë interesante e biliardos”.
Kujtojmë se Lorena ishte pjesë e klipit të Ledrit ‘Rio’ këngë kjo e publikuar muajin qershor dhe deri më tani ka grumbulluar mbi tetë milionë klikime në Youtube.