Fjalë Kyçe

Thaçi pas Samitit në Berlin: Dialogun nuk e vazhdojmë me kushtëzime për taksën

Thaçi pas Samitit në Berlin: Dialogun nuk e vazhdojmë me kushtëzime për taksën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas mbylljes së punimeve të Samit të Berlinit, në një komunikatë për media tregon për bisedimet që janë mbajtur në këtë takim.

Thaçi tregon se ky takim ishte i rënd sidomos me ballafaqimin me shtetin serbë.

“Ky takim nuk sjelli ndonjë rezultat konkret, ne i vëmë kërkesat tona për liberalizmin e vizave dhe se nuk do të vazhdojmë dialogun e kushtëzuar”-tha Thaçi.

Ai tha se takimi i radhës mbahet më 1 Korrik në Francë me ftesën e presidentit francez Macron.

Thaçi pohoi se në këtë takim ai bëri edhe një herë kërkesë tek Macron dhe Merkel që ta bindin Vuçiqin për njohjen e Kosovës, mirëpo kjo kërkesë hasi në vesh të shurdhër./Gazeta Alo/