Plisat nuk do të udhëtojnë drejt Gjilanit për sfidën e Prishtinës ndaj Dritës.
Shkak është gjendja e Stadiumit të Qytetit në Gjilan.
Në një prononcim për gazetën, kryetari i Plisave, Albert Kastrati, sqaroi situatën rreth udhëtimit të tifo-grupit bardhekaltër.
“Plisat nuk do të udhëtojnë në Gjilan sepse stadiumi i tyre nuk ofron kushte”, deklaroi Kastrati për Gazetën Olle.
Për arsye të njëjt, Plisat nuk udhëtuan as në sfidën ndaj Gjilanit para dy javësh.
Policia e Kosovës iu kishte ndaluar udhëtimin pasi që stadiumi nuk ofron kushte sigurie.
Kujtojmë që stadiumi në Gjilan është ende në renovim.