Fjalë Kyçe

Haradinaj: Ka edhe shumë punë që të drejtat e punëtorëve të realizohen në plotni

Haradinaj: Ka edhe shumë punë që të drejtat e punëtorëve të realizohen në plotni

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar ditën e punëtorëve.

Ai, ka thënë se Qeveria është e vendosur që dialogun social ta mbajë të hapur, duke ndërmarrë njëkohësisht veprime substanciale në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të punëtorëve, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, ndonëse vendi ynë ka një rritje ekonomike prej 4.7% me tendencë rritjeje të vazhdueshme, jemi të vetëdijshëm se ende kemi shumë punë që të drejtat e punëtorëve të realizohen në plotni, duke zbatuar Ligjin e Punës dhe garantim të sigurisë në punë.

Postimi i tij i plotë:

Qeveria është e vendosur që dialogun social ta mbajë të hapur, duke ndërmarrë njëkohësisht veprime substanciale në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të punëtorëve. Për herë të parë është bërë nivelizimi i pagave në nivel nacional, për sektorin publik dhe ka nisë procedura për rritjen e pagës minimale, në koordinim me të gjithë akterët social-ekonomik. Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve është rast i mirë për të reflektuar se si të vendosim një bashkërendim ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësve, në partneritet me sindikatat dhe politikën, për uljen e papunësisë dhe që Kosova të ketë një treg të konsoliduar të punës. Ndonëse vendi ynë ka një rritje ekonomike prej 4.7% me tendencë rritjeje të vazhdueshme, jemi të vetëdijshëm se ende kemi shumë punë që të drejtat e punëtorëve të realizohen në plotni, duke zbatuar Ligjin e Punës dhe garantim të sigurisë në punë. Të gjithë punonjësve, urime 1 Maji!/Gazeta Alo/