Fjalë Kyçe

Kjo është gjoba për ata që hedhin fletushka dhe broshura në Prishtinë

Kjo është gjoba për ata që hedhin fletushka dhe broshura në Prishtinë

Kompanitë që hedhin fletushka e broshura në kryeqytet do të gjobiten me nga 90 euro.

Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

Tahiri ka njoftuar se nga sot nuk do të lejojnë asnjë biznes që të bëjë shpërndarjen e fletushkave reklamuese nëpër rrugë, vetura, hyrje kolektive e të tjera.

“Që nga sot çdo biznes që hedh fletushka ose flyers në një lokacion në qytet, do të dënohet me 90€”, ka shkruar Tahiri në Facebook.