Fjalë Kyçe

Banorët e komunës së Vushtrrisë janë të rrezikuar nga telat e rrymës (Video)

Banorët e komunës së Vushtrrisë janë të rrezikuar nga telat e rrymës (Video)

Fshati Mihaliq i komunës së Vushtrrisë ka një shqetësim.

Sipas banorëve, një nga lagjet është e rrezikuar nga telat e rrymës të cilët janë pranë rënies në tokë.

Një banor i këtij fshati i ka thënë Insajderit se kanë bërë kërkesë tash e dy vite në komunë që të sanohet ky problem mirëpo, akoma nuk është ndërmarrë asgjë.

Në video shihen telat e rrymës që janë afër rënies.