Besiana Behluli sapo ka prezantuar videoklipin e këngës “Loca”. Besiana, e paralajmëroj kohë më parë këtë projekt, por e vonoj për disa muaj.
Besiana është vajza e këngëtares Shkurte Fejza, por e ëma e saj nuk është se është parë shumë duke e promovuar karrierën e së bijës.
Mund të duket e habitshme, pasi të gjitha nënat bëjnë shumë për ti promovuar të bijat e tyre, ndërkaq Shkurta nuk është nga ato që ka dëshirë ti bëjë gjërat me sforcim, shkruan “Kosovarja”.
Shkurta, e ka shpërndare hitin “Loca” ne hapësirat e saj në rrjete sociale, por pa bërë marketing të imponueshëm për të bijën.
E, Besiana, ne fotot e fundit duket shumë atraktive, ndonëse në stil e ka kombinuar tradicionalen me modernen.