Fjalë Kyçe

AKI: Të kthyerit nga Siria nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

AKI: Të kthyerit nga Siria nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Faton Topalli ka bërë të ditur se kreu i Intelegjencës kosovare, Shpend Maxhuni ka thënë se të kthyerit nga Siria nuk përbëjnë rrezik për sigurinë shtetërore.

Këto komente Maxhuni i ka bërë gjatë raportimit në këtë Komision, raporton lajmi.net.

“Sipas informacioneve personat e kthyer janë profilizuar dhe nuk ka ndonjë rrezik akut për sigurinë e Kosovës”, ka thënë Topalli.

Sipas tij, kjo ndodh për faktin se shumica prej tyre janë viktima dhe se nuk ka informacione për diçka të rrezikshme,

“Një për faktin se shumica e tyre janë viktima prandaj nuk ka rrezik të rëndë nuk as informacione që mundë te ndodh diçka e tillë”.

“Kërkoj dhe apeloj nga të gjitha institucionet që të trajtojnë me dinjitet dhe të drejta dhe të angazhohen ne integrimin e tyre”, ka thënë ai.

Topalli po ashtu ka bërë të ditur se numri i kosovarëve që aktualisht ndodhen në Siri është 65