Prezenca e saj në skenën muzikore tash e sa dekada, sukseset e saj të njëpasnjëshme, zëri i saj unik, kanë bërë që Vjollca Buqaj të jetë ndër këngëtaret më të pëlqyera nga publiku kosovar.
Është ndër ato figura që ka kënduar që në rini të hershme, duke i qëndruar përherë besnike publikut dhe duke ruajtur stilin e saj unik, shkruan “Kosovarja”.
Përveç, si këngëtare ajo njihet me profesion edhe si infermiere mjaft e përkushtuar.
Mirëpo, sot të veçantë ditën e saj që në mëngjes e bëri fejesa e djalit të saj Blendit me Rean.
E këtë gëzim kaq të madh Vjollca nuk hezitoi ta ndajë me familjarët, miqtë dhe kolegët e saj, ku nuk munguan as urimet dhe komplimentet e shumta për çiftin e sapo fejuar.
Një çift mjaft i lezetshëm dhe i ëmbël po i shtohen sot çifteve të njohura në estradë.
Për Rean, lirshëm mund të themi se do jetë ndër nuset që me bukurinë e saj do u bëjë konkurrencë nuseve tjera të estradës.
Por, se a do të jenë ndër çiftet që do mirëpriten në listën e atyre që përfolën thuajse çdo ditë mbetet të shihet.