Artistët e estradës shqiptare urojnë fillimin e muajit të shenjtë për myslimanët.
Për besimtarët myslimanë anembanë botës, sot ka filluar muaji i shenjtë i Ramazanit dhe do të zgjasë 29 ditë.
Artistët e njohur shqiptarë kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i uruar besimtarët myslimanë për këtë muaj të shenjtë.
Sidrit Bejleri, Shyhrete Behluli, Naser Rafuna, Big Mama, Arta Bajrami, Robert Berisha, Vesa Luma, Bes Kallaku, Mimoza Shkodra, Alban Mehmeti janë disa nga të famshmit që kanë uruar besimtarët myslimanë.