Shyhrete Behuli dhe reja e saj Learta Jakupi mbledhin forcat për të sjell diçka ndryshe në skenën tonë.
Shyhretja është këngëtarja e njohur e skenës sonë popullore, që i mbijetoi kohës duke qenë gjithmonë e dëgjueshme nga të gjitha gjeneratat, shkruan Gazeta Alo.
Në anën tjetër Learta është e njohur në zhanrin e muzikës klasike.
Ato së bashku po përgatisin një projekt për divën e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushën, të cilën presin ta lartësojnë nesër në ora 14:00, ky është paralajmërimi i Leartës që bëri në rrjetin social, instagram./Gazeta Alo/