Fjalë Kyçe

VV proteston në Tiranë kundër Vuçiqit dhe Milorad Dodikut

VV proteston në Tiranë kundër Vuçiqit dhe Milorad Dodikut

Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar të gjithë qytetarët në Tiranë që t’i bashkohen në protestën e 8 majit, kundër ardhjes së Aleksandar Vuçiqit dhe Milorad Dodik në kryeqytetin shqiptar.

Në njoftimin për media nga LVV thuhet se protesta do të mbahet me 8 maj në orën 18:00 para monumentit të “Vëllezërve Frashëri”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

“Aleksandar Vuçiq dhe Milorad Dodik po planifikojnë të vinë në Tiranë më 8 maj – nuk janë të mirëseardhur! Ftojmë qytetarët të na bashkohen ditën e mërkurë, data 8 maj, në ora 18:00, para monumentit të “Vëllezërve Frashëri”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, për të shprehur simbolikisht dhe në mënyrë paqësore kundërshtimin ndaj politikave supremaciste serbe që rrezikojnë kombin shqiptar, si dhe drejtësinë e paqen në rajon”, thuhet në njoftimin e VV-së./Gazeta Alo/