Çifti ende nuk ka vendosur për emrin e antarit më të ri Dukesha e Sussexit, Meghan Markle është bërë nënë për herë të parë me një djalë.
Princ Harry ka njoftuar se janë shumë të emocionuar dhe falënderoi publikun për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë shtatzënisë.
Princi zbuloi se Meghan dhe foshnja janë shumë mirë, ndërsa ende nuk kanë vendosur për emrin e anëtarit më të ri në familjen mbretërore.
Ky është fëmija i parë i Princ Harryt dhe Meghan, përcjell rtv21.tv Çifti njoftoi publikisht shtatzëninë më 15 tetor të 2018-së, ditën e parë të turneut të tyre mbretëror në Australi dhe Zelandën e Re.