Rep artistja Tayna me sa duket po e shpërblen veten për suksesin e saj.
Kujtojmë se rep artistja bëri debutimin e saj në muzikë me këngën ‘Columbiana’ në bashkëpunim me Don Phenom, këngë kjo e cila ishte vetëm fillimi i një fryme të re në repin kosovar, shkruan lajmi.net
Për të vazhduar pastaj edhe me 8 projekte të tjera, Tayna vulosi emrin e saj në estradën shqiptare si një nga artistet më të kërkuara.
Ende s’janë bërë 1 vit nga debutimi i saj në muzikë, por si duket 11 muaj ishin të mjaftueshme për artistën që ta shpërblej veten me një makinë super luksoze.
Me një fotografi të publikuar në llogarinë e saj në Instagram rep artistja publikon veturën e saj të re.
Veturë kjo që ka një çmim hiç më të vogël se 60 mijë euro.