Shpat Kasapi ka zbuluar këngëtaren me të cilën ka filluar punimet për një duet.
Shpat Kasapi përmes rrjetit social Instagram ka bërë publike se projekti i ri është në bashkëpunim me Blerina Braka dhe do të lansohet së shpejti, shkruan lajmi.net.
Kënga do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip, ndërsa pamje nga klipi janë publikuar në rrjete sociale.
Kujtojmë se ky nuk është bashkëpunimi i parë mes dy këngëtarëve.
Ata edhe më parë kishin bashkuar forcat për një bashkëpunim i cili rezultoi me sukses, dueti i fundit mes dy artistëve titullohet “Zogu Ti”.