Situata aktuale në Kosovë nuk po iu pëlqen aspak tifozëve të skuadrës nga Beogradi, Crvena Zvezda.
Plani për themelimin e Ushtrisë së Kosovës si dhe vënia e taksës 100% për produktet serbe ka irrituar tifozët serb.
Ata (Delije) gjatë një ndeshje futbolli kanë shpalosur një pankartë ku shkruan “Ushtria veriore është gati për Thaçin dhe Haradinajn” shkruan telegraf.rs, transmeton lajmi.net.
Presim që FIFA apo UEFA të ndërmarrin ndonjë masë për këto mesazhe nxitëse të tifozëve ultras të Crvena Zvezdës.
Politika dhe futbolli asnjëherë nuk duhet përzier më njëra tjetrën.