Fjalë Kyçe

Arrestohet një shqiptar dhe një serb, keqpërdorën kartelat bankare

Arrestohet një shqiptar dhe një serb, keqpërdorën kartelat bankare

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë pasi kanë keqpërdorur kartela bankare për të përfituar materialisht në mënyrë të kundërligjshme.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një veturë dhe dy telefona celularë, shkruan Gazeta Alo.

Me vendim të prokurorit, të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet më tutje në raportin e Policisë.

“Me 06.05.2019 nën dyshimin se kanë kryer veprat e cekura janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shqiptar dhe tjetri serb të cilët duke keqpërdorur kartela bankare kanë përfituar materialisht në mënyrë të kundërligjshme. Nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale janë sekuestruar një veturë dhe dy telefona celularë, kurse me vendim të prokurorit, të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë”./Gazeta Alo/