Në Drenas që nga orët e hershme të mëngjesit ka probleme me energjinë elektrike.
KEDS njofton se në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një prishje e kabllove nëntokësore në qytetin e Drenasit. Kjo ka bërë që rreth 1100 konsumatorë të qendrës së këtij qyteti të mbeson pa energji elektrike. Ekipet e KEDS kanë dalë menjëherë në terren dhe i janë përveshur punës për sanimin e saj.
Por, pasi prishja ishte në kabllot nëntokësore, atëherë si gjetja e lokacionit të saktë të prshjes, ashtu edhe sanimi i saj marrin kohë më të gjatë se zakonisht. Sidoqoftë, konsumatorëve pritet t’u kthehet energjia shumë shpejt, pasi sanimi i prishjes është në përfudim e sipër. KEDS falënderon konsumatorët e afektuar për mirëkuptim dhe i siguron që po bën maksimumin për të ofruar shërbime sa më kualitative