Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se i siguron të gjithë se ideja e marrëveshjes për kufij ka qenë ide për jostabiltet dhe për luftëra të reja në Ballkan.
Sipas tij, ata që propozojnë marrëveshje për kufij e bëjnë me qëllim me e vendos Ballkanin në jostabilitet, shkruan Gazeta Alo.
“Ne nuk kemi interes me hap Kosovës e 17 shkurtit sepse këtë e ka mbyll GJND-ja, Nuk ka popull në Ballkan që se ka edhe një hartë tjetër të gjithë e kanë por s’është një popull në Ballkan që s’ka harta. Ju siguroj se kushdo që thotë se përmes lëvizjes apo rikorrigjimit të kufijve arrihet paqja le ta dinë që me këtë arrihet lufta, arrihen tragjeditë. Ata që propozojnë marrëveshje me kufij janë duke e bërë me qëllim me e shti Ballkanin në jostabilitet. Ata njerëz nuk janë të pavetëdijshëm që dëshirojnë jostabilitet. Ju siguroj që kushdo që ka diskutu në Berlin për kufij ata të gjithë e kanë dit që ato sjellin tragjedi. Ideja e marrëveshjes me kufij ka qenë ide për jostabiltet për luftëra të reja në Ballkan”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se Kosova dhe Serbia janë shtete fqinje dhe kjo nuk mund të ndryshoje, duke shtuar se është në dorën e të dyja vendeve që të vendosin a dëshirojnë të jetojnë në telashe apo në paqe.
“Ne jemi fqinjë Kosovë dhe Serbi dhe kjo nuk mund të ndryshojë. Dy fqinjë mund të zgjedhin a dëshirojnë me jetu në telashe apo në paqe. E vërteta është që kemi pas telashe por a vjen një brez që dëshiron me tejkalu këtë kjo varet prej udhëheqësve të të dyja vendeve. Unë nuk guxoj pa shku deri në Krushë sepse mos me shku ato nëna, ata familjarë më mallkojnë. Nuk kam qare pa shku në Krushë, në Suharekë, Mehe, dhe pas kësaj unë shkoj në Berin për dialog pa asnjë kusht, por ata na qesin kushte qysh me fol na me Serbinë”, ka deklaruara Haradinaj.
Madje, ka thënë se edhe pas këtyre pjesëmarrjeve në vendet ku ajnë kryer shumë masakra shkon në Berlin takohet me Vuçiqin dhe nuk qet asnjë kusht për dialog, pasi që deklaron se dëshirojnë të ecin përpara.
“Unë psh i Krushës pas tubimit shkoj ën Berlin edhe ulna me një tavolinë me Vuçiqin edhe nuk qes asnjë kusht sepse dëshirojmë me ec përpara. Nëse nuk vendoset një korrektësi në parime zor është me u arrit rezultati. Duhet me u vërtetu e vërteta. Imagjinojeni unë shkoj prej Mejes edhe aty kusht është vazhdimi i dialogut me heqjen e tarifës. Që 20 vjet për shkak të Serbisë në humbim miliona për shkak të hapësirës së naltë dhe të ultë, lista është e gjatë kështu”, ka pohuar i pari i ekzekutivit.
Por, ka thënë se janë të vetëdijshëm që nuk duhet të rëndohet gjendja.
“Ne jemi të vetëdijshëm që ne nuk bën me e rëndu gjendjen dhe nga koha e letrës së dy presidenteve amerikan dhe Kosovës, Kosova nuk ka marrë asnjë masë tjetër. Nuk do të ndërmarrim masa të reja sepse atëherë vërtetë jemi hipokrit. Por ne e kemi problem sjelljen e Beogradit zyrtar për ndalesat që u bën zyrtarëve të Kosovës e që janë serb”, ka deklaruar Haradinaj.
Sipas tij, Kosova është shtëpia e të gjithëve.
“Kosova është shtëpia e të gjithë neve dhe është mirë që debate dhe temat të kalojnë edhe në tavolinë të shoqërisë civile dhe jo vetëm te ne. Mos të harrojmë se ne jemi Evropë, Kosova është Evropë si gjeografi, si popull si identitet. Edhe një serb I Kosovës shtet e ka Kosovën. Unë e dua shumë Shqipërinë edhe e kam si shtëpinë tem por prapë shtet e kam Kosovën dhe unë mendoj se kjo duhet të kuptohet prej neve e po ashtu edhe prej serbëve. Kjo do të mbetet dhe do të vazhdojë kështu dhe është me rëndësi që mbi këtë bazë ta ruajmë një komunikim. Tash të gjithë mundemi më pas vërejtje në atë që e kemi shpall psh për simbolet. Unë nuk e mohoj Kosovën nëse e dua flamurin kuq e zi, po as një serb nuk e mohon flamurin e Kosovës nëse e respekton flamurin serb por duhet ta dojë shtetin e tij ku ka lindur”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
Këto komente Haradinaj i bëri në tryezën me temë “Dialogu Kosovë-Serbi pas Samitit të Berlinit”, të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)./Gazeta Alo/