Fjalë Kyçe

Haradinaj në Ditën e Evropës i bën thirrje BE-së që mos t’i mbajë të izoluar kosovarët

Haradinaj në Ditën e Evropës i bën thirrje BE-së që mos t’i mbajë të izoluar kosovarët

Kryeministri  i Kosovës, Ramush Haradinaj në Ditën e Evropës, i ka bërë thirrje shteteve të Bashkimit Evropian që të mos mbajnë të izoluar qytetarët e Kosovës nga familja që i takojnë.

Haradinaj, ka thënë BE duhet të pranojë të arriturat e Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Në shënimin e Ditës së Europës këtë vit, Kosova zotohet fuqishëm për të vazhduar përkushtimin e pandalshëm për integrim në BE dhe për mbrojtje të vlerave demokratike të cilat na bashkojnë.

Postimi i tij i plotë:

Kosova shënon Ditën e Europës sot, sepse jemi pjesë gjeografike, ideologjike, dhe identitare e familjes europiane, ndër shekuj. Qytetarët dhe institucionet e Kosovës sot kanë aspiratë të vetme integrimin e plotë në Bashkimin Europian, për të kontribuar në prosperitetin, paqen, sigurinë, dhe drejtësinë e kontinentit tonë. Më shumë Europë në Ballkan do të thotë më shumë mundësi, rritje, shkëmbim e zhvillim.

Në shënimin e Ditës së Europës këtë vit, Kosova zotohet fuqishëm për të vazhduar përkushtimin e pandalshëm për integrim në BE dhe për mbrojtje të vlerave demokratike të cilat na bashkojnë. Po sot, i bëjmë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe institucioneve të BE-së, që të njohin dhe pranojnë të arriturat e Kosovës, dhe të mos vazhdojnë të mbajnë qytetarët e Kosovës edhe më tutje padrejtësisht të izoluar nga familja që i takojnë.

Urime Europë – Kosova është e jotja!/Gazeta Alo/