Në shumicën e dyqaneve në Kosovë gjenden mallrat nga Serbia, pavarësisht faktit se janë bërë tri jave nga tatimi efektiv prej 100% ndaj produkteve serbe, shkruan Vecernje Novosti, transmeton Gazeta Alo.
Në raftet e qendrave tregtare në Prishtinë, Fushë Kosovë, Hajvali, Lipjan, Podujevë, pjesën jugore të Mitrovicës, dhe mjedise të tjera ka miell, sheqer, vaj, ëmbëlsirat, pijet joalkoolike, ujë në shishe, “plazma”, si dhe produkte të kozmetikës dhe të higjienës.
Sipas të dhënave, mungesë në treg nga prodhimet serbe ka vetëm në furnizim të qumështit dhe produkteve të qumështit, e që është margjinal.
Sipas gazetës serbe duke cituar një “bashkëbisedues shqiptar” kanë thënë se nuk përjashtohet që pronarët e qendrave tregtare të mëdha e dinin paraprakisht se do të futet taksë drastike.
“Në ditët përpara futjes së taksave shtesë, ofrimi i mallrave nga Serbia u rrit,” tha shqiptari nga Mitrovica Jugore, duke shtuar se çmimet e mallrave janë të njëjta si më parë.
Shumica e dyqaneve kryesisht blenë miell, të cilat kryesisht vinin nga Vojvodina dhe ushqime të tjera pak më të shtrenjta, shkruan Novosti.
Të dy shqiptarët dhe serbët pajtohen se vendimi i Prishtinës për taksat është më e prekur nga njerëzit e zakonshëm, shkruan Novosti.