Fjalë Kyçe

Thaçi dhe Vuçiq përshëndeten, por as që shikohen në fytyrë në Samitin e Tiranës

Thaçi dhe Vuçiq përshëndeten, por as që shikohen në fytyrë në Samitin e Tiranës

Presidentët e gjashtë vendeve të rajonit u mblodhën në Tiranë për të vijuar traditën e samiteve të Brdo Brijunit një iniciativë e lançuar që në vitin 2013 nga presidentët e Kroacisë dhe Sllovenisë.

Samiti përkon me Ditën e Europës për të cilën liderët e Ballkanit Perëndimor u angazhuan për t’i afruar vendet e tyre me Unionin Europian, shkruan TCh.

Pak përpara nisjes të këtij samiti, presidenti Thaçi ka patur një shtrëngim duarsh të ftohtë me homologun Vuçiç. Nga kjo foto duket qartë ftohtësia me të cilën hynë në këtë samit Thaçi e Vuçiç duke paralajmëruar se rifillimi i dialogut Prishtinë Beograd është i largët.

Ky shtrëngim duarsh i sforcuar vjen një ditë pasi Vuçiç deklaroi se ” më mirë më vrisni, Kosovën nuk e njoh”.