Fjalë Kyçe

Ndërron jetë një i burgosur në Dubravë

Ndërron jetë një i burgosur në Dubravë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 08:50, sipas informatave nga QKUK, në njësinë Qendrore të Kujdesit Intenziv ka ndrruar jetë i burgosuri M.N, i lindur më 1956.

Përmes një njoftimi për media SHKK, ka njoftuar se i burgosuri ka qenë në mbajtje të dënimit në Dubravë dhe ka pasur Anaurismae Aorta Abdominalis (AAA).

Trupi i të ndjerit  është dërguar për autopsi, për të verifikuar shkakun e vërtetë te vdekjes./Gazeta Alo/