Fjalë Kyçe

Thaçi në samitin Brdo-Brijunit: Kosova padrejtësisht mbetet vendi më i izoluar në Evropë

Thaçi në samitin Brdo-Brijunit: Kosova padrejtësisht mbetet vendi më i izoluar në Evropë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në samitin e Brdo-Brionit ka folur për çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova padrejtësisht po mbetet vendi më i izoluar në Evropë.

Thaçi, në fjalimin e tij, në mbledhjen plenare të Samitit që po mbahet në Tiranë, theksoi se ndaj qytetarëve të Kosovës përveç diskriminimit po bëhet edhe ndëshkim.

“Mos uniteti i vendeve të BE-së, shteteve anëtare, pavarësisht prej frymës pozitive që ka qenë dhe bartësve të institucioneve të BE-së, ka ardhur në një situatë të tillë që Kosova padrejtësisht ende mbetët vendi më i izoluar në Evropë. Sinqerisht nuk kemi si lidership asnjë përgjigje për opinionin publik, për njerëzit në Kosovë, për qytetarët e saj. Vazhdoj të theksoj shumë hapur që është një padrejtësi, tani është edhe diskriminim dhe një ndëshkim krejt i panevojshëm”, ka thënë ai, shkruan kp.

Thaçi ka thënë se mbetët me shpresë që gjërat do të lëvizin mirë për liberalizim të vizave për Kosovën.