Drita dhe Gjilani kanë marrë fitore kundër Feronikelit dhe Dritës.
Në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës, dy skuadra nga Anamorava janë përballur me dy skuadra nga Drenica.
Drita ka arritur që para tifozëve të saj të mposhtë skuadrën e Feronikelit, me rezultatin minimal 1:0.
Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Emini, në minutën e 39 të takimit, raporton lajmi.net.
Në ndeshjen tjetër, Gjilani ishte mysafir i Drenicës, ku arriti të shënonte fitore me rezultatin 0:2.
Golat për Gjilanin u realizuan nga Progni në minutën e 16 dhe Jonuzi në minutën e 63’.
Me këto rezultate, Drita mban pozitën e parë në tabelë, ndjekur nga Gjilani në pozitën e dytë, kurse Feronikeli dhe Drenica pozicionohen në pozitat 5 respektivisht 7.