Fjalë Kyçe

Veseli: Izolimi i padrejtë i qytetarëve të Kosovës në Ditën e Evropës është njollë për BE-në

Veseli: Izolimi i padrejtë i qytetarëve të Kosovës në Ditën e Evropës është njollë për BE-në

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në Ditën e Evropës, ka thënë se Kosova ka përmbushur detyrat e saj për liberalizimin e vizave .

Ai ka thënë se izolimi i padrejtë i qytetarëve të Kosovës nga liria e lëvizjes në BE, sot në Ditën e Europës është një njollë për BE-në, shkruan Gazeta Alo.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se Kosova ka vetëm një vizion dhe ndjek vetëm një rrugë: Integrimin në botën perëndimore.

Postimi i tij i plotë:

Kosova ka vetëm një vizion dhe ndjek vetëm një rrugë: Integrimin në botën perëndimore. Kjo është një e drejtë historike e popullit tonë, që jo vetëm gjeografikisht, por edhe në vlera dhe identitet i përket kësaj bote. Kosova beson dhe punon në këtë drejtim. As sfidat që sot kemi, e as hezitimet e institucioneve të BE-së, nuk do të mund të na ndalin në të drejtën tonë legjitime. Kosova ka përmbushur detyrat e saj për liberalizimin e vizave. BE duhet t’u përmbahet obligimeve dhe premtimeve të veta. Izolimi i padrejtë i qytetarëve të Kosovës nga liria e lëvizjes në BE, sot në Ditën e Europës është një njollë për BE-në./Gazeta Alo/