Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim familjet e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj në 21 vjetorin e rënies së tyre.
Ai ka thënë se si Iliri e Haziri, shqiptarët të bashkuar, përjetë do të jenë në mbrojtje të të drejtës së tyre, shkruan Gazeta Alo.
Postimi i tij i plotë:
Në 21-vjetorin e rënies së Gjeneral Major Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, pata nderin t’i pres sot familjet e dy Heronjve të Kosovës. Së bashku evokuam kujtime për rrugën tonë deri në liri dhe sakrificat e mëdha të popullit shqiptar. Si Iliri e Haziri, shqiptarët të bashkuar, përjetë do të jenë në mbrojtje të të drejtës së tyre./Gazeta Alo/