Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka ripërsëritur edhe njëherë se ideja për ndarje të Kosovës është “varrosur”, në Samitin e Berlinit.
Ai, ka thënë se pikërisht në këtë samit është vendosur që dialogu Kosovë-Serbi të jetë nën përgjegjësi të kancelarës Angela Merkel dhe presidenti Emanuel Macron, shkruan Gazeta Alo.
“Samitit i Berlinit është ngjarje shumë e dobishme për Kosovën, ngjarje e suksesshme sepse procesi i diaogut i është marrë zonjës Mogherini, tek e cila Kosovës ka pasur qëllim me i ardh një propozim marrëveshje përfshirë edhe ndarje të vendit, dhe tash është nën përgjegjësi të kancelarës Merkel dhe presidentit Macron edhe ky është suksese më i madh, është hjek prej adresës që ka mujt me befasu Kosovën me një marrëveshje të keqe”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se debati për ndarje të Kosovës është mbyll.
“Është me rëndësi që tani se kushdo që ka besu që me e nda Kosovën arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi ai debat është mbyll. Duhet të jemi vigjilent sepse kuzhinat vazhdojnë me gatu por duhet të jemi vigjilent, por shihet se më nuk ka ndarje të Kosovës”, ka shtuar Haradinaj.
I pari i ekzekutivit edhe njëherë ka thënë se për presidentin Thaçi dhe kryeministrin Rama e ka thënë të vërtetën rreth asaj që të dy kanë kërkuar heqjen e taksës në Berlin.
Kryeministrii Shqipërisë është institucion që unë kam respekt , Edi Rama është vëlla I imi të vërtetën do ta them pa marr parasysh nëse i pëlqen dikujt ose jo, pra të vërtetën e kam thënë”, ka deklaruar Haradinaj.
Sa i përket deklarimeve për heqjen e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, Haradinaj ka thënë se duhet hequr pikat e kontrollit që të mos ketë shumë vonesa.
“Duhet me ndryshu regjimin e kontrollit. S’ka pika Kosova. Duhet me ndryshu regjimin e kontrollit, që mos me pas vonesa. Ata janë në disa obligime në procesin e liberalizimit të vizave, prandaj i kuptojmë” , ka potencuar njeriu i parë i Qeverisë.
Ndërsa, për pjesëmarrjen e liderit të serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik në samitin e Tiranës, Hardinaj ka thënë se Dodik është njeri i Putinit.
“Dodik nuk është figurë që përfaqëson vlera, ai është një prej figurave më të këqija që ka rajoni ai është njeri i Putinit. Kosova e sheh atë si njeri të Putinit.
Kryeministri Haradinaj, këto komente i bëri pas homazheve te varret e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj./Gazeta Alo/