Fjalë Kyçe

Aksident në magjistralen Prishtinë – Gjilan, rrokulliset vetura

Aksident në magjistralen Prishtinë – Gjilan, rrokulliset vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë- Gjilan, përkatësisht në fshatin Llabjan.

Një veturë është vetëaksidentuar, ku kanë mbetur të lënduar 4 persona, të cilët pas ekzaminimit mjekësor janë liruar në shtëpi.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund të konfirmojë se një makinë është aksidentuar. Në vetur kanë qenë 4 persona. Vozitësi ka humbur kontrollin mbi makinën  dhe ka dalur jashtë rrugës. Të aksidentuarit pas ekzaminimit mjekësor janë liruar për në shtëpi”, ka thënë Hashani.