Kompanitë e dertimit janë sjellë dhe po sillen me pronën publike sikur të ishte e tyre. Trotuar të uzurpuar e të shkatërruar, beton i derdhur nëpër asfalt, etj, janë disa nga pamjet në afërsi të punishteve në kryeqytet. Drejtoria e Inspektoratit komunal ka filluar të marr disa hapa me gjoba të vogla ndaj atyre kompanive që nuk po i përmbahen rregullave të dertimit.
Shumica prej trotuareve në lagjen ‘Mati1’ në Prishtinë janë shkatërruar nga kompanitë e ndërtimit. Një trotuar ka mbetur i shkatërruar që disa vite nga kompanitë që ndërtuan në rrugën ‘B’. Ai ndodhet përballë ndërtesës së ‘Royal Mall’, shkruan lajmi.net.
Gjatë reshjeve të shiut ecja nëpër atë pjesë vështirësohet dukshëm.