Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka takuar edhe qytetarët e fshatit Shtuticë, Polluzhë dhe Verbovc.
Shala shprehet se programi politik dhe ekonomik i Partisë Demokratike të Kosovës po përqafohet nga qytetarët aktivë të këtyre fshatrave, shkruan Gazeta Alo.
Kandidati për deputetë nga radhët e PDK-së, Ferat Shala shprehet i kënaqur nga bindja e këtyre qytetarëve se Kosova ndërtohet vetëm me njerëz të dëshmuar në lufte dhe në ndërtimin e shtetit i cili së shpejti do të gjendet përkrah shteteve të Bashkimit Evropian e që arrihet vetëm me udhëheqjen e PDK-së.
Ky është postimi i plotë i Shalës:
“Programi politik dhe ekonomik i Partisë Demokratike të Kosovës po përqafohet me shumë vullnet dhe entuziazëm nga qytetaria aktive e Shtuticës, Polluzhës dhe Verbovcit.
Këta njerëz të mirë dhe punëtorë janë të bindur se ardhmëria e sigurt e Kosovës ndërtohet vetëm me njerëzit e dëshmuar në luftë dhe në ndërtimin e shtetit.
PDK-ja është alternativa e pashmangshme për Kosovën e zhvilluar, të begatë dhe të barabartë, përkrah të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian.”