Partia Demokratike e Kosovës ka nisur fushatën e saj zgjedhore nga Mitrovica. Kandidati për deputet Ferat Shala shpjegon edhe arsyen e përzgjedhjes së Mitrovicës për fillimin e fushatës. Kandidati Shala ka qenë për një kohë të gjatë në bordin drejtues të ndërmarrjes Trepça dhe gëzon reputacion të mirë në mesin e qytetarëve të Mitrovicës.
Ky është postimi i plotë i Ferat Shalës:
Partia Demokratike e Kosovës sot e hapi fushatën zgjedhore në Mitrovicë me një tubim madhështor, ku lideri ynë, z.Kadri Veseli, mbajti një fjalim historik.
“Kosova është mirë kur është mirë Mitrovica”, tha Veseli, i cili me fjalimin e tij më riktheu në kohërat kur pikërisht nga Mitrovica bashkë e kishim nisur rrugëtimin e vështirë të lirisë dhe shtetndërtimit.
Nga Mitrovica sot u dha mesazhi i parë i PDK-së për fitore të padiskutueshme në zgjedhjet e 6 tetorit.
Nga Mitrovica sot nisi rrugë Qeveria e ardhshme Veseli.
Urime, na priftë e mbara!