Skuadra e Arsenal duket sikur është e gatshme që të heq dorë nga shërbimet e Ozil.
Mesut Ozil nuk ka qenë pjesë kryesore e planeve të Unai Emery, madje këtë edicion është paraqitur vetëm në një ndeshje.
Me situatën jo aq të mirë të lojtarit, ‘Calciomercato’ raporton se Arsenal janë të gatshëm të dëgjojnë ofertat për turko-gjermanin, transmeton lajmi.net.
Fituesi i Kupës së Botës ka dështuar të bind Emeryn për vlerën e tij, duke bërë që ‘Gunners’ të konsiderojnë shitjen e tij.
Interesim për shërbimet e mesfushorit ka ardhur menjëherë nga Bundesliga, Superliga e Turqisë, por edhe jashtë kufijve të Evropës, në Kinë.