Fjalë Kyçe

Rihanna ‘kopjon’ Dua Lipën

Rihanna ‘kopjon’ Dua Lipën

Rihanna bëri ndryshimin e njëjtë në pamje, sikurse Dua Lipën.

Dua Lipa ditë më parë përmes disa fotografive, njoftoi fansat se ka bërë një ndryshim në pamje, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka prerë balluket dhe ky ndryshim po i shkon shumë, ndërsa të njëjtën gjë e bëri së fundi edhe Rihanna.

Ajo ka marrë pjesë në një event në “Javën e Modës në Paris”, ku u shfaq e veshur me kostum të zi.

Detaji që ju ra të gjithëve në sy ishin pikërisht balluket dhe natyrisht se Rihanna dukej për mrekulli edhe pas këtij ndryshimi.