Fjalë Kyçe

Vjosa Osmani flet rreth mospajtimeve me Lutfi Hazirin për çështjen e kufijve

Vjosa Osmani flet rreth mospajtimeve me Lutfi Hazirin për çështjen e kufijve

Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se idea për ndryshim kufijsh nuk do të jetë pjesë e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Madje, ajo ka thënë se tashmë e ka bindur

“Duhet të më besoni sepse deri më tani jam kundërvër kundër idesë së ndryshimit të kufijve. Poashtu, deri më tani kam arritur që ta bind shefin e shtabit zgjedhor, z. Haziri i cili tashmë në plotëni respekton vendimin unanim pa asnjë votë kundër të Këshillit të LDK-së cili e ka hartuar platformën për dialogun Kosovë- Serbi që numër një është mos ndryshimi i kufijve”, ka deklaruar Vjosa Osmani në Debat Pernime.

Sipas kandidates për kryeministre nga LDK, ideja e Lutfi Hazirit ka qenë ndryshe për ndryshim kufijsh prej asaj të presidentit Hashim Thaçi.

“Z. Haziri edhe ashtu ka pasur një ide plotësisht ndryshe ndaj asaj që ju e quani e z. Thaçi që në fakt nuk është ide e z. Thaçi, është ide ruso-serbe të cilën LDK e ka kundërshtuar historishikisht”, ka thënë ajo.

edhe nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin që nuk mund të ketë ndryshim të kufijve.