Fjalë Kyçe

Kurti ndalet për t’u freskuar në Prizren

Kurti ndalet për t’u freskuar në Prizren

Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga kjo parti, ka thënë se sot në mëngjes ka vizituar muzeun etnologjik dhe muzeun e Kosovës.

Kurti pas këtyre vizitave ka shkuar për tubim me qytetarë në Suharekë.

“Mirëdita nga Prizreni, sot në mëngjes vizituan muzeun etnologjik dhe muzeun e Kosovës”.

“Për të vazhduar me tubim në Suharekë, tash po freskohemi në Prizren. Edhe vijojmë me tubime në Pejë në 17:00, e në mbrëmjë në tubimet në Deçan, në Isniq, edhe në Strellcë”, ka thënë Kurti në një videon Facebook.