Fjalë Kyçe

Viktima merr lëndime pasi sulmohet me një mjet të fortë

Viktima merr lëndime pasi sulmohet me një mjet të fortë

Është arrestuar një person i dyshuar në Suharekë, pasi që i njëjti pas një zënke, ka sulmuar me një mjet të fortë viktimën mashkull.

Sulmi ka ndodhur dje rreth orës 14:55, shkruan Gazeta Alo.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Gazeta Alo/