Dje rreth orës 09:58 është gjetur i vdekur një person në Zveçan.
Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se disa metra më poshtë, ekipet kanë gjetur edhe një armë zjarri, shkruan Gazeta Alo.
“Është raportuar se pa shenja jete është gjetur trupi i një mashkulli K/Serb. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes në një largësi prej 150 metra është gjetur një armë zjarri-pushkë”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Alo/