Shefi ekzekutiv i Bayerm, Rumemenigge, ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet që lidhin Bayernin me Leroy Sane.
Karl Heinz Rummenigge ka dhënë disa komente lidhur me situatën e Leroy Sane, duke hedhur poshtë kështu të gjitha lidhjet me lojtarin e Manchester City.
Shefi ekzekutiv i bavarezëve ka thënë se ata nuk janë duke ndjekur yllin gjerman para afatit të janarit.
“Të jem i sinqertë, nuk jam duke e vëzhguar atë, sepse unë nuk flas për lojtarët e skuadrave tjera, në publik” ka thënë Rummenigge, transmeton lajmi.net.
“Rregullat e FIFA nuk e lejojnë një gjë të tillë. Unë gjithmonë do u përmbahem atyre” shtoi tutje gjermani.
Leroy Sane ka pësuar një dëmtim gjatë Superkupës së Anglisë, dhe pritet të jetë jashtë fushave të blerta deri në muajin mars.