Fjalë Kyçe

Trupi i pajetë i të vrarit në Rahovec ishte gjetur nga vëllai i tij

Trupi i pajetë i të vrarit në Rahovec ishte gjetur nga vëllai i tij

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për vrasjen e djeshme në fshatin Qifllak të Rahovecit.

Përmes, raporti 24 orësh të policisë bëhet e ditur se viktima është gjetur nga vëllai i tij në oborrin e shtëpisë, shkruan Gazeta Alo.

Plaga e viktimës dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.  /Gazeta Alo/