Fjalë Kyçe

Kjo është kandidatja për deputete të cilën e përkrahë Ariana Fejzullahu

Kjo është kandidatja për deputete të cilën e përkrahë Ariana Fejzullahu

Zgjedhjet e 6 tetorit po afrohen, derisa kanë mbetur edhe pak ditë që kandidatët që synojnë të sigurojnë një ulëse në Kuvendin e Kosovës të shpalosin programet e tyre për të ardhmen.

Është bashkëshortja e këngëtarit, Ermal Fejzullahu, Ariana ajo e cila tashmë duket se ka zgjedhur se kë të përkrahë në këto zgjedhje, shkruan Indeksonline.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka shpërndarë një fotografi të kandidates për deputete nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu- Shoshi.

Vlen të përmendim faktin se Musliu Shoshi është kandidatja e cila për më shumë se 12 vite punon në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku nga viti 2007 është udhëheqëse e njësisë për Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Ajo ka lindur në Prishtinë dhe shkollimin fillor e kreu në Skenderaj dhe Prishtinë, ndërsa shkollën e mesme filloi në Xhevdet Doda për të vazhduar në shkollën Conrad Weiser High School në Penselvania të Shteteve të Bashkuara të Amerikes, ku edhe u diplomua. Edhe pse e pranuar në Universitete presigjioze në SHBA me bursa të plota, Ariana ka vendosur që t`i rikthehet familjes dhe vendit.

Nga viti 2004-2008 ajo ndoqi dy universitete paralelisht në drejtimin Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës dhe Menaxhim të Politikave Publike në Rochester Institute of Technology në bashkëpunim me Universitetin Amerikan në Kosovë dhe të dy universitetet i ka përfunduar si studente e dalluar duke përfituar bursë nga USAID-i dhe Universiteti i Prishtines.