Fjalë Kyçe

Haradinaj tregon se nga kush ishte frikësuar sa ishte në shkollë fillore

Haradinaj tregon se nga kush ishte frikësuar sa ishte në shkollë fillore

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në programin e organizuar për nderë të ditës së shkollës “Maxhun Çekaj”, në Irzniq të Deçanit.

Gjatë kësaj mbledhje Haradinaj ka treguar se ka qenë nxënës i kësaj shkolle dhe e ka përjetuar tremën e të ikurit nga ora e mësimit sikur shumë fëmijë të tjerë.

Ai ka treguar se në këtë shkollë ka qenë nxënës i klasës 5/1.

“Këtu i shoh të gjithë profesorët e respektuar dhe këtu e kam përjetuar atë tremën, kur hyn këtu dhe kur bëhesh rresht para shkollës. E kam përjetuar edhe atë tremën kur kemi ikur prej or, kur kemi mësuar dhe kur kemi dhënë provime. Pra këtu i kam kaluar ato që i kalojnë të gjithë”./Gazeta Alo/