Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, sot në ditën e shtatë të fushatës parazgjedhore ka vizutuar komunën e Drenasit.
Shala komunën e Drenasit e quan frymëmarrje të Partisë Demokratike të Kosovës dhe frymëmarrje të krejt Kosovës, shkruan Gazeta Alo.
“Drenasi, si gjithmonë, është frymëmarrja e Partisë Demokratike të Kosovës. Drenasi është edhe frymëmarrja e krejt Kosovës.”-tha Shala.
Shala thekson bindjen e qytetarëve të Drenasit se ata e dijnë më së miri se kush do të jetë fitues gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit dhe me këtë rast u krijua edhe një pakt i ri me Drenicën dhe krejt Kosovën, premtim ky që iu dha kandidatit për kryminststër, Kadri Veselit nga qyetarët e kësaj zone.
“Drenasi sot tregoi më së miri se kush do të jetë fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit. Drenasi sot ia dha një premtim të madh kryeministrit të ri të Kosovës, Kadri Veseli. Kadri Veseli sot bëri një pakt të ri me Drenicën dhe me krejt Kosovën!”-tha Shala./Gazeta Alo/