Kandidati për deputet nga radhët e PDK Nexhmi Muçiqi në takim me një grup veteranësh të UÇK deklarojë se: “të paktën kjo kategori duhet të ketë rrogën dhe pensionin 500 euro në muaj. Por edhe familjet e dëshmorëve duhen vlerësur e respektuar ashtu siç e do zakoni dhe traditat tona. Premtoj se si deputet i ardhshëm do të kërkoj me këmbëngulje që këto kategori vlerash, veteranët e UÇK dhe familjet e dëshmorëve të kenë të ardhura nga shteti të mjaftueshme sepse pa këta Kosova nuk do të ishte çliruar si dhe edhe unë sot nuk do të kërkoja votat tuaja, nuk do të ishim bashkë”.
Muçiqi është një bizemen i suksesshëm dhe ka ndihmuar edhe shumë familje të varfëra. Ai është kryetari i shoqatësh Çamëria të Kosovës, gëzon një respekt si në Kosovë, Diasporë, por edhe në Maqedoninë e Veriut e Shqipëri. Është nderuar e vlerësuar me shumë Mirënjohje për aktivitetet e tija humane dhe kombëtare.