Fjalë Kyçe

Asnjë tubim parazgjedhor nuk do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri”

Asnjë tubim parazgjedhor nuk do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri”

Në prag të mbylljes së fushatës zgjedhore, tanimë është vendosur që asnjë tubim parazgjedhor të mos mbahet në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ku ndër tjerash ai ka shkruar se çfarëdo tubimi do të dëmtonte barin, dhe kjo është e papranueshme para lojëve të Kosovës e Prishtinës. Prishtina ka hapësira për tubime, nuk ka nevojë që të dëmtohet stadiumi.

“Kujtojmë që me datën 10 tetor Kosova do të luajë ndeshjen miqësore nga Gjibraltari ndërsa 4 ditë më vonë, do të luajë ndeshjen kualifikuese me Malin e Zi”, ka shkruar ai.